Nuk është sekret që qentë janë miqtë e njerëzve.

Dhe një burrë nga SHBA ka provuar vlerës e kësaj miqësie.

Në një postim në Twitter tregoi sesi qeni i tij hero e shpëtoi së bashku me familjen nga një zjarr masiv.

Ulysses S. Cocksman shkoi të flinte gjumë së bashku me fëmijët dhe bashkëshorten. Por rreth mesnatës, Hank filloi të lehte me zë të lartë. Shqetësuar se mos fëmijët zgjoheshin nga gjumi, ai u ngrit nga gjumi për të parë se çfarë kishte qeni i tij dhe kur e ka nuk mund ti besonte syve.

I gjithë kopshti i tij ishte përfshirë nga flakët.

Menjëherë zgjoi familjen dhe i nxori të gjithë jashtë, së bashku me dy qentë për ti shpëtuar.

Zjarri filloi të përhapej në pjesën e pasme të shtëpisë por zjarrfikëset arritën ti ndalonin përhapjen e flakëve.

Kryefamiljari falënderoi Hank dhe ekipin e zjarrfikësve që i shpëtuan shtëpinë.

Artikulli paraprak“TË DEHUR NË FUNDJAVË”, ADOLESHENTËT TELEFONOJNË URGJENCËN
Artikulli tjetërZBULOHET VRASJA E NARD POLISË, 3 NË PRANGA