Një shtetas shqiptar është ndaluar nga policia greke, i akuzuar për transport lënde narkotike me qëllim trafikimin.

34-vjeçari u ndalua në aksin rrugor Janinë – Kozani, në vendin e quajtur Eleusa, në afërsi të qytetit të Janinës.

Gjatë kontrollit të mjetit që ai drejtonte u desh aktivizimi i qenit të kërkimit të drogës me emrin “Nero”.

Në vende të ndryshme brenda mjetit u gjetën 39 pako me kanabis, me peshë të përgjithshme 19,9 kilogramë.

Lënda narkotike ishte fshehur në gomat e makinës, nën parafangot, te motori dhe nën tapecarinë e sedileve të pasme.

Policia sekuestroi dy telefona celularë, si dhe mjetin me të cilin transportohej lënda narkotike.

Artikulli paraprakTRAFIK ARMËSH ME POSTË, PROKURORIA KËRKON 12 VITE BURG PËR SAIMIR ÇULLHAJN
Artikulli tjetërKOKAINË E HEROINË NGA SHQIPËRIA NË ITALI, 10 NË PRANGA