
Qentë endacak vijojnë të jenë shqetësim për qytetarët në Shkodër. Në një vëzhgim të bërë vërehet që këto kafshë janë prezentë jo vetëm në periferi por edhe në qendër të qytetit ku shpesh herë shfaqin edhe sjellje agresive ndaj kalimtarëve
Qytetarët kërkojnë që të merren masa për laragimin e tyre nga rruga.
Fushatat e ndërmarra nga bashkia Shkodër apo ndonjë OJQ per vaksinimin apo sterilizimin e qenve endacak nuk kanë munguar por këto nisma duken të pamjaftueshme pasi rezulton se sërish ka një numër të konsiderueshëm të tyre në rrugë.






