Në repartin e urgjencës pranë Spitalit Rajonal të Shkodrës rrite çdo ditë numri i qytetarëve që paraqiten për të marrë shërbim mjekësor si shkak i kafshimeve nga qentë endacakë. Mjeku Astrit Lahi bën të ditur se situata gjatë kësaj periudhe është problematike, pasi trajtohen të paktën 7 raste në ditë të qytetarëve të sulmuar gjatë ecjeve në rrugë.

Mjeku shton se këto kafshime nga qentë edhe të pavaksinuar mund të bëhen shkaktar edhe të sëmundjeve të tjera.

Ai i bën një thirrje institucioneve të ndërhyjnë në zgjidhjen e këtij problemi që rrezikon shëndetin e qytetarëve

Kafshimet nga qentë endacakë janë një problem serioz që haset shpesh në qytetin e Shkodrës. Pavarësisht përpjekjeve të shoqatave në mbrojtje të qenve endacakë dhe kujdesit të treguar nga qytetarët, institucionet si bashkia Shkodër apo Prefektura akoma nuk kanë marrë nisma konkrete për krijimin e një zgjidhje përfundimtare