Peshëngritësi Erkand Qerimaj ka hedhur akuza të forta ndaj “Sport Klub Vllaznia” dhe drejtuesit të këtij institucioni Mark Kroqi.

Qerimaj ka reaguar në lidhje me mosshpalljen e tij ndër 10 sportistët më të mirë të vitit dhe gjendjen skandaloze të vendit ku stërviten peshëngritësit e Vllaznisë. Fillimisht Qerimaj ka shpërthyer në faqen e tij në facebook duke e quajtur si një turp drejtorin Kroqi i cili kërkon rezultate kur s’ka një palestër. Qerimaj shpjegon arsyet e këtyre akuzave. Qerimaj shprehet se kështu si po veprohet po shkatërrohet peshëngritja por edhe sporte të tjera në Shkodër. Peshëngritësi Qerimaj i kërkon KLSH-së që të vijë dhe të kontrollojë “Sport Klub Vllaznia” duke lënë të kuptohet se mund të jetë abuzuar me fondet e administruara nga ky institucion.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, BRAKTISET MIQËSORJA ME AZIATIKËT
Artikulli tjetërUDHËTONTE SI I ÇMENDUR NË AUTOSTRADË, SHOFERI KAPET DUKE I DHËNË 50 EURO POLICIT