Fillimi I qershorit ka sjellë rritjen e fluksit të lëvizjeve në pikat e kalimit kufitar në qarkun Shkodër. Vetëm në fundjavën që lamë pas, janë përpunuar të dhënat e rreth 50 mijë shtetasve. Sipas të dhënave të drejtorisë vendore të policisë Shkodër, rreth 25 mijë është numri I shtetasve të cilët kanë hyrë në territorin shqiptar. Me nisjen e këtij muaji, duket edhe fluksi I shtuar I turistëve në rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës, po ashtu edhe në zonat arkeologjike apo zonat e mbrojtura. Për përballimin e lëvizjeve në këto pika kufitare, po punohet me të gjitha kapacitetet kryesisht gjatë fundjavës ku edhe fluksi është më I shtuar. Shumica e turistëve që hyjnë përmes këtyre pikave janë nga vendet e Bashkimit Europian, si Italia, Gjermania, Hollanda, Franca dhe jo vetëm. Shtete këto prej të cilave vijnë numri më I madh I turistëve të huaj që vizitojnë pikat turistike të vendit. Ky fluks pritet të shtohet edhe më tepër në ditët në vazhdim, ndërkohë që duke filluar nga fundi I qershorit, nis rikthimi I emigrantëve në vendet ku jetojnë dhe punojnë, po ashtu edhe I turistëve. Aktualisht, në këto 2 pika të kalimit kufitar po punohet me të gjitha kapacitetet për përballimin e fluksit.

Artikulli paraprakLULISHTET E QYTETIT NEVOJË PËR MIRËMBAJTJE
Artikulli tjetërHASANI NË QIPRO:KOHA PËR TË INTENSIFIKUAR DIALOGUN POLITIK DHE BASHKËPUNIMIN EKONOMIK