Koordinatori I PS per Qarkun Shkoder Ilir Beqaj ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë banorët e fshatit Berdice e Siperme, të cilët sa herë që ka reshje jetojnë nën frikën e përmbytjeve nga lumi Drin.

Beqaj I shoqeruar edhe nga Prefektja e Qarkut Shkoder Majlinda Angoni ka dhene lajmin e mire se Ministria e Bujqësisë ka vënë në dispozicion për mbrojtjen nga gërryerjet e lumit Drin në Bërdicë dhe zonat përreth plot 1 milionë dollarë.

Banoret e Berdices shprehen te kenaqur per kete investim.

Projekti përfshin edhe prita tërthore me lumin, për të dhënë një zgjidhje definitive per te eleminuar rrezikun e gërryerjes së tokave. Punimet kanë filluar menjëherë me pushimin e shirave dhe faza e pare e punimeve do të përfundojë brenda 30 ditësh.

Artikulli paraprakPD: BASHKIA S’MUND TË PËRBALLOJË KOSTON E PËRMBYTJEVE
Artikulli tjetërVRASJA E DYFISHTË, AVOKATI: ASNJË PROVË PËR ARSEN STOJKUN