Britania e Madhe nuk do të zhvillojë një referendum të dytë për të dalë ose jo nga Bashkimi Europian.

Qeveria britanike ka rrëzuar peticionin me firmat e 4 milionë qytetarëve britanikë, të cilët kërkojnë përsëritjen e votimit. Kryeministri David Cameron hodhi poshtë mundësinë e referendumit, pavarësisht nga numri i lartë i mbështetësve të tij i siguruar përmes firmave të britanikëve. firmat e referendumit (Peticioni për referendumin e dytë në Britaninë e Madhe) Përsëritja e referendumit u kërkua me argumentin se diferenca mes “Po” dhe “Jo” qëndrimit në BE ishte e ngushtë. Qeveria Britanike ka sqaruar se tani është koha për të dalë nga BE dhe për të siguruar më të mirën për popullin britanik. Referendumi i 23 qershorit shënoi një pjesëmarrje prej 73 përqind, nga të cilët 17.4 milion votuan në favor të Brexit, e përkthyer në përqindje 52% pro daljes nga BE, ndërsa 48 ishin kundër largimit nga Bashkimit Europian. Ndërsa sot në Green Park të Londrës është paralajmëruar një protestë nga mbështetës të “Remain” (qëndrimi në BE).  

Artikulli paraprakSËMUNDJA E GJEDHIT, DREJTORIA E BUJQËSISË APEL QYTETARËVE
Artikulli tjetërOBAMA: AMERIKA S’ËSHTË E NDARË. TË GJITHË TË INDINJUAR PËR POLICËT E VRARË