Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku banon në një apartament me qira në Tiranë. Sipas vendimit të marrë nga Këshilli i Ministrave këtë të mërkurë, qiraja e banesës së saj do paguhet nga buxheti i shtetit në masën 35 mijë lekë të reja në muaj.

Sipas VKM-së, pagesa e kompensimit, deri në përfundim të periudhës së përkohshme të ushtrimit të detyrës, sipas pikës 1, të këtij vendimi, të kryhet çdo muaj, me fondet e buxhetit të miratuar për vitin 2018 për Prokurorinë e Përgjithshme. “Shuma e përgjithshme e fondit, që do të përdoret për pagesat e kompensimit, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe të rishpërndahet në buxhetin e miratuar për Prokurorinë e Përgjithshme”, thuhet në VKM. Ish-prokurorja e Shkodrës u zgjodh në krye të organit të akuzës në 18 dhjetor 2017.

Ajo ka transferuar pak ditë më parë banimin nga Shkodra në Tiranë, ku do të jetojë deri në përfundimin e ushtrimit të detyrës si kryeprokurore e përkohshme.

Artikulli paraprakKAPET AUTORI I PLAGOSJES NE GUR TE ZI
Artikulli tjetër“PESHQIT E MËDHENJ”, REAGON DONALD LU: KU JANË REZULTATET?