Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar me shqetësim informatat për tërmetin e fuqishëm që goditi Italinë qendrore, duke lënduar dhjetëra njerëz dhe duke shkaktuar dëme të mëdha.

“Qeveria e Kosovës shpreh solidaritetin e plotë me qytetarët dhe qeverinë italiane në këto momente të vështira, duke i uruar shërim të shpejt të lënduarve”, thuhet në komunikatë, raporton Klan Kosova. Qeveria e Kosovës ka shprehur gatishmërinë e saj të plotë që në rast nevoje të ofrojë për ndihmë, njësitet e specializuara në kërkim shpëtim urban të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT, ULEN TEMPERATURAT
Artikulli tjetërBE-KANADA NËNSHKRUAJNË MARRËVESHJEN E TREGTISË SË LIRË