PRISHTINË

Pas mandatimit nga Kuvendi i Kosovës të qeverisë “Hoti”, ka reaguar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Kurti shprehet se qeveria “Hoti” është e pavlefshme, kurse shtoi se VV do të kthehet sërish në pushtet.

“Qeveria e re është e pavlefshme. Kjo është qeveri koti. Ne jemi qeveria alternative. Nesër nuk do ta bëj pranim dorëzimin. sepse nuk mund ta pranoj atë që shkarkova, ndërsa edhe u dorëzua tek presidenti, ne vazhdojmë betejën.

Do të kthehemi përsëri dhe shumë shpejt. Faleminderit të gjithëve”, thotë Kurti në një video të shpërndarë në FB.

Artikulli paraprakKRYETARJA E LSI-SË KRYEMADHI TAKIM ME BASHËN NË SELINË E PD-SË
Artikulli tjetërSEKUESTROHET DROGË ME VLERË MBI 300 MIJË EURO NË ITALI, ARRESTOHEN 23 PERSONA. MES TYRE EDHE SHQIPTARË