Sot vazhdojnë bisedimet për qeverinë e re me partitë shqiptare, por ende nuk ka asnjë informacion të saktë se sa ministri do të marrin shqiptarët në Maqedoni.

Mësohet se BDI do të ketë numër të njëjtë të ministrave si në qeverisjes e kaluar, megjithatë brenda partisë së Ahmetit akoma nuk është sjellë vendim përfundimtar për to, edhe pse disa poste mund të lëvizin, në varësi të posteve që do t’iu jepen LR.PDSH-së dhe Lëvizjes Besa, nëse kjo e fundit vendos të marrë pjesë në qeveri. Sipas asaj që shkruajnë mediat në Maqedoni , LR.PDSH-së do t’i jepen 2 ose tre poste, njëri prej të cilëve do të jetë një post zv/kryeministri, ministria e Shëndetësisë, si dhe një zv/ministër.

Jo zyrtarisht flitet se Besa ka kërkuar numër të lartë postesh, ndërkohë që nuk përjashtohen edhe zërat se qëndrimi i saj është taktikë për të mos lëkundur trupin votues për zgjedhjet lokale. Për postet e dyta dhe të treta, që përfshijnë postet e zëvendësministrave, drejtorive, agjencive etj, do të diskutohet me grupe të veçanta pune, dhe ky afat mund të kërkojë deri në 2 javë të tjera kohë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMAQEDONI, PEZULLOHEN 16 POLICË PËR DHUNËN NË KUVEND
Artikulli tjetërAEROPORTI I KUKËSIT, HETIM 38 PUNONJËSVE FIKTIVË