Qeveria emëron 7 prefektë të rinj

Mbledhja jashtë radhe e Këshillit të Ministrave ka miratuar edhe emrat e 7 prefektëve të rinj të vendit. Qarqet që preken nga lëvizjet janë Berati, Durrësi, Tirana, Elbasani, Fieri, Korçë dhe Dibra. Emrat e Prefektëve të rinj: Valbona Zylyftari emërohet prefekt i Qarkut të Beratit. Emiljan Jani emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit. Ardit Demiri emërohet prefekt i Qarkut të Elbasani Ardit Kaja emërohet prefekt i Qarkut të Dibrës. Vasil Bregu emërohet prefekt i Qarkut të Fierit. Pandi Papando emërohet prefekt i Qarkut të Korçës. Admir Abrija emërohet prefekt i Qarkut të Tiranës. Vendimet e qeverisë hyjnë në fuqi menjëherë.

Artikulli paraprakEKSPERTËT ÇAKTIVIZOJNË LËNDËN EKSPLOZIVE
Artikulli tjetërQEVERIA SIGURON JETËN E USHTARAKËVE ME MISIONE JASHTË VENDIT