Qeveria kërkon arrestimin e Edmond Spahos, pse kërkon shoqërimin me forcë të Avokates së Shtetit

 

Qeveria kërkon arrestimin e deputetit të PD-së Edmond Spaho. Kërkesa është bërë nga Avokatja e Shtetit Alma Hiçka. Kjo e fundit ka bërë një kërkesë për arrestimin e Spahos, i cili drejton komisionin Hetimor të opozitës për çështjen CEZ. Kërkesa e Avokates së Shtetit, që është përfshirë në disa skandale kohët e fundit, është bërë me arsyetimin se “pse kreu i Komisionit që heton aferën e CEZ ka kërkuar që në datën 13 shkurt Alma Hiçka të shoqërohet me forcë për të dëshmuar në Komision”. E për këtë arsye, Avokatja e Shtetit mendon se Spaho duhet të arrestohet, sepse Hiçka është paraqitur në Komision herët e tjera edhe pse nuk ka thënë asgjë.

Artikulli paraprakDONALD LU, 45′ TAKIM ME RAMËN DHE TAHIRIN NË KRYEMINISTRI
Artikulli tjetërMALI I ZI, KËRKOHET HEQJA E IMUNITETIT PËR DY KRERËT E OPOZITËS