TIRANË
Me shumë pak ndryshime, por me më shumë gra, kryeministri Edi Rama prezantoi mesditën e sotme kabinetin e ri qeveritar me të cilin do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme.

Rama zgjodhi t’iu besojë sërish postet ministrore 4 dikastereve kyce në qeveri, duke konfirmuar: Olta Xhaçkën në krye të diplomacisë, Niko Peleshin te Mbrojtja dhe Bledi Çuçin si i Brendshëm, Belinda Ballukun në krye të ministrisë së Infrastruktrës dhe Energjisë, Ogerta Manastriliun te Shëndetësia, Evis Kushi do të jetë sërish në krye të Arsimit si edhe Elva Margariti në krye të Kulturës.

Por ndonëse shtoi kabinetin me ministra të Shtetit, pa portofol, Rama duket se nuk u tregua po kaq ‘bujar’ me zgjerimin e hartës së përfaqësimit të qarqeve në poste ministrore.

Ndërsa i hedhim një sy përbërjes së kabinetit qeveritar, kryeqyteti duket të ketë përfaqësinë më të lartë në qëveri, 5 prej ministrave janë deputetë të zgjedhur ngë qarkun e Tiranës, përfshi edhe krahun e djathtë të kryeministrit në qeverisje, të cilit i besoi postin e zv/ të tij.

Në Tiranë, Zëvendës kryeministër – Arben Ahmetaj

Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja

Ministër për Infrastrukturën – Belinda Balluku

Ministër i Shëndetësisë – Ogerta Manastirliu

Elisa Spiropali – ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Milva Ekonomi – ministre e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet

Bora Muzhaqi – ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

Një tjetër qark që do të ketë përfaqësim në qeverisje do të jetë, Durrësi, ku vetë kryeministri Rama zgjodhi të mbajë mandatin e deputetit, duke lënë Vlorën, pas dy mandatesh radhazi. Ndonëse e largoi nga drejtimi i Ekonomisë, Rama i besoi të zgjedhurës në këtë qark një dikaster të ri të krijuar rishtaz, Ministrinë e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet.

Po ashtu Korca e Gjirokastra do të jenë të përfaqësuar me nga dy ministri secili qark. Në Korcë kryeministri vendosi t’i besojë sërish Olta Xhackës në krye te Puneve te Jashtme si edhe Niko Peleshit në postin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndërsa për Gjirokastrën, Bledi Çuçi do të vijojë të drejtojë punët e Brendshme, sakaq Turizmi dhe Mjedisit i besohet Mirela Kumbaros e cila rikthehet në qeveri me mandatin e fituar në këtë qark.

Përfaqësim do të ketë gjithashtu edhe Elbasani e Shkodra, përkatësisht me Evis Kushin në krye të Arsimit dhe Edona Bilalin në krye të ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjen.