Një vendim ii qeverisë Rama është zbuluar sot nga mediat,dhe  ka të bëjë me shtimin e rojeve të sigurisë në vilën e re të ambasadores së BE Romana Vlahutin.

Sipas vendimit të qeverisë, ambasadores Vlahutin i shtohen 10 punonjës të Gardës që do të ruajnë vilën e re 1.65 mln Euro të Vlahutin, që ndodhet në një rezidencë në periferi të Tiranës. Ky shtim i numrit të gardistëve duket se ja kalon edhe rojeve të Presidentit të Republikës. Janë më shumë gardistë që ruajnë vilën e ambasadores Vlahutin se sa rezidencën shtetërore të kreut të shtetit shqiptar. Ekzaktësisht është dyfishi i rojeve të Presidentit që janë vendosur të ruajnë vilën e ambasadores së BE. Edhe pse nuk ka një shkak zyrtar se pse është bërë ky shtim rojesh, me 10 të tillë, shumica prej tyre mësohet se do të jenë të vendosur tek vila e Vlahutin, në një zonë rezidenciale jashtë Tirane, ku ka blerë vilën luksoze tek një mik i kryeministrit. Bëhet me dije se dhe vetë kryeministri e viziton shpesh në vilë mikeshën e tij, ambasadore të BE-së dhe ky mund të jetë një nga shkaqet se pse është vendosur që numri më i madh i rojeve të jetë tek vilat. Por ka edhe një informacion tjetër në lidhje me këtë masë. Vila e ambasadores Romana Vlahutin është bërë një çështje e vërtetë në Bruksel, ky dyshohet se në Tiranë po bëhet një korrupsion i madh. E për këtë arsye kanë nisur hetimet në lidhje me aktivitetin e Vlahutin në Tiranë, që nga ndërhyrja tek tenderat, deri tek punësimi i njerëzve të Edi Ramës në zyrën e Delegacionit Europian në Tiranë. Pas nisjes së hetimeve pritet që në kryeqytetin shqiptar të mbërrijnë gazetarë të huaj, të cilët do të kërkojnë të fotografojnë vilën 1.6 milionë euroshe ku jeton kroatja Romana Vlahutin, ambasadore e BE-së në Tiranë.

Artikulli paraprakKAPET ME 5 KG HEROINË, ARRESTOHET 22-VJEÇARI
Artikulli tjetërSOT PROTESTA E PD, DHJETRA AUTOBUSË NISEN DREJT TIRANËS