Byroja Kombëtare e hetimit u miratua nga këshilli i Ministrave si një organ i ri që ngrihet për hetimin e korrupsionit të zyrtarëve të lartë të shtetit dhe funksionarëve të lartë të administratës në vend.

Sipas variantit të miratuar në qeveri Byroja Kombëtare e hetimit do të jetë në varësi të Drejtorit të Policisë së Shtetit, por ndryshe nga projkeligji i parë që u rrëzua hetimet penale do t’i kryejë Prokurori i Përgjithshëm përmes një grupi prokurorësh që do të ngreje. Gjithahstu, emërimi i Drejtuesit të Byrojsë do të jëtë kompetencë e Ministrit të Brndshëm, por duhet të ketë pëlqimin e Prokurorit të Përgjithshëm. BYROJA E HETIMIT DO TË JETË KOMPETENCË E POLICISË SË SHTETIT Drafti i përpunuar gjatë muajve të fundit pas kthimit nga Gjykata Kushtetuese të variantit të mëparshëm të ligjit, sipas burimeve është hartuar në bashkëpunim me OPDAT, ka mbështetjen e SHBA dhe është dhënë pëlqim edhe nga kreu i opozitës. Javën e kaluar në Kuvend opozita dhe shumica u përplasën pikërisht për miratimin e këtij drafti por Kryeministri Rama u shpreh se Byroja është pjesë e rëformës në Drejtësi që po kryhet nga Komisioni i posacëm Parlamentar. Kryetari i PD Basha kërkoi me ngulm votimin në qeveri të draftit të Byrosë, duke akuzuar Ramën se po pengonte ngritjen e Byrosë së Hetimit. Miratimi i këtij projektligji në Kuvend kërkon shumicë të cilësuar prej 3/5 meqenëse është ligj organik dhe mbetet për tu parë nëse maxhoranca do të jetë solide me 84 votat e nevojshme për ta kaluar.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ, 36 MIJË BANORË PA ENERGJI ELEKTRIKE
Artikulli tjetër“Best 10 North” NJË TRADITË NË SHKODËR