Në nderim të viktimave që humbën jetën nga sulmet terroriste në Paris, qeveria shqiptare ka vendosur që e hëna të shpallet ditë zie kombëtare.

Kështu me propozimin e kryeministrit Edi Rama në të gjitha institucionet shteterore dhe publike do të ulet flamuri në gjysmështizë dhe në orën 12:00 do të mbahet një minute heshtje. “Duke i dënuar me forcë këto akte terroriste, qeveria shqiptare mbetet thellësisht e angazhuar krah aleatëve të saj në luftën kundër terrorizmit,” thuhet në njoftimin e kryeministrisë.