Një shpërthim ka ndodhur në një fabrikë kimike në Illinois, ku si pasojë janë shkaktuar flake të mëdha.

Sipas mediave të huaja, disa persona janë dëmtuar nga incidenti, ndërsa qindra të tjerë janë evakuuar.

Një zjarrfikës ka mbetur i lënduar në vendngjarje, e për këtë shkak, është transportuar në spital.

Fabrika e quajtur “Rockton Chemtool”, prodhon lubrifikantë dhe lëngje.

Raportohet se deri më tani, shkaku i shpërthimit është ende i paqartë.