Qirinj dhe homazhe në Tiranë për viktimat e dhunës në familje

Dhjetëra qirinj u ndezën në sheshin para Medresesë në Tiranë, për ti thënë ndal dhunës në familje. Thirrjes së shoqërisë civile për tu bërë pjesë e këtij homazhi në heshtje për viktimat e dhunës në familje iu bashkuan gra dhe vajza, që kërkuan ti jepet fund këtij fenomeni, ndërsa u lutën për jetët e pafajshme të humbura nga dhuna e kryefamiljarëve të papërgjegjshëm. Kjo protestë e heshtur vjen pas dy ngjarjeve tragjike që tronditën opinionin publik shqiptar. Vrasja e një 43 vjeçari në Fier, të cilën burri e hodhi nga dritarja e banesës në katin e katërt, dhe vrasja e dy fëmijëve të mitur nga Naum Toshi. Aktivistët pjesmarrës në protestë kërkuan që të gjitha familjet shqiptare të vendosin një qiri në dritaret e tyre si një sinjal për të parandaluar të tjera raste.

Artikulli paraprakSHKODËR, PLAGOSET 20 VJEÇARI
Artikulli tjetërMOTI PËR SOT, KËTO JANË QYTETET MË TË FTOHTA