Qendra Kulturore e Fëmijëve tashmë edhe me zgjerimin e bashkisë së re ka një ngarkesë të konsiderueshme. Aktualisht janë 700 fëmijë që janë pjesë e QKF-së thotë drejtori i këtij institucioni Kujtim Alija sipas të cilit zgjerimi tashmë është i nevojshëm.

Një problem shqetësues thotë drejtori i QKF janë të rinjtë në fusha të ndryshme të artit që digjen pasi kryejnë klasën e 9-të sepse nuk kanë ku të shkojnë dhe shumë prej tyre janë edhe të talentuar. Duke u djegur shumë artistë të rinj pasi kryejnë ciklin 9-vjeçar Shkodra humb shumë thotë drejtori Alija në fushën e kulturës. QKF deri tani ka mbuluar më shumë qytetin e Shkodrës por pa harruar edhe pjesët e tjera, Zgjerimi i bashkisë Shkodër kërkon mbase një strukturim dhe vëmendje më të veçantë për qendrën kulturore të fëmijëve e cila është një burim për prodhimin e shumë artistëve.