Muzika, arti, sporti dhe fusha të tjera të edukimit bëhen pjesë e përditshmërisë së fëmijëve edhe jashtë bankave të shkollës. Që prej 1 shtatorit, Qendra Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija” në Shkodër ka nisur regjistrimet për kurset e reja, të dedikuara për nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Bashkisë Shkodër. Në total janë 44 kurse, të cilat ofrohen krejtësisht falas, duke u dhënë fëmijëve mundësinë të zbulojnë dhe zhvillojnë talentet e tyre, por edhe të ndjekin pasionet që kanë jashtë procesit mësimor.

Mes alternativave të shumta, interesi i fëmijëve duket veçanërisht i lartë për aktivitetet muzikore. Klasa e këngës është një prej kurseve që spikat, duke afruar fëmijët që duan të zhvillojnë talentin e tyre në muzikë.

Por përveç kurseve të reja, shtatori shënon edhe rikthimin e një kalendari të pasur aktivitetesh kulturore dhe artistike në Qendrën Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija”.
Përmes këtyre programeve, fëmijëve u ofrohet një hapësirë e sigurt dhe edukative, ku mund të mësojnë, të krijojnë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre, pa asnjë kosto për familjet.
Regjistrimet vijojnë pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija”, ku prindërit dhe nxënësit mund të marrin informacion mbi kurset, oraret dhe procedurat e regjistrimit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS, GJKKO LË NË BURG ISH-PRESIDENTIN
Artikulli tjetër“KËSHILLI I NDRIKULLAVE” SË SHPEJTI NË TEATRIN “MIGJENI”