Shkodrani garoi në baterinë B në peshën 77 kilogram. Pretendimet e Qerimaj ishin për medalje por duke patur parasysh kohën e pakët të stërvitjes për shkak të problemeve që kishte edhe vendi i pestë është një rezultat pozitiv pavarësisht se Erkandin gjithnjë jemi mësuar ta shohim në piedestal.

Qerimaj ka ngritur gjithsej 342 kilogram, prej të cilave 154 në provën e dytë në shkëputje dhe 188 kg në provën e dytë në shtytje duke zënë kështu vendin e 5-të në dygarësh. Në këtë mënyrë ekipi shqiptar i peshëngritjes rikthehet pa medalje nga Kampionati Botëror që u zhvillua në Houston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dy shtangistet Briken Calja dhe Erkand Qerimaj nuk arriten qe te renditeshin ne podiumin e me te mireve duke mbetur jashte. Briken Calja garoi ne peshen 69 kg duke e mbyllur garen ne vendin e tete ne dygaresh. Qerimaj ne stilin e shkeputjes realizoi me sukses dy provat e para, 151 dhe 154 kg, ndersa gaboi me 156 kg ne proven e trete duke u renditur ne vendin e gjashte. Ne shkeputje shkodrani e nisi mjaft mire garen duke ngritur me sukses ne dy provat e para 186 dhe 188 kg, por dyshoi ne proven e trete 193 kg duke e mbyllur garen me 342 kg ne dygaresh ne vendin e 5 ne grupin B. Te vetedijshem per mundesite, synimi i shtangisteve shqiptare ne kete kampionat ishte grumbullimi i pikeve per ne Olimpiaden e Brazilit. Ndërsa shkodrani tjetër Emanuel Lushaj nuk garoi pas një dëmtimi që pësoi.