DABOVIÇ DHE KLESIÇ NDEROHEN NGA KËSHILLI I QARKUT PËR 90-VJETORIN E KLSH. Këshilli i Qarkut Shkodër ka nderuar me titullin “qytetar nderi” audituesin e përgjithshëm të Malit të Zi Ivan Klesiç dhe presidentit e senatit të audituesve në Malin e Zi Milan Daboviç për rrritjen e kapaciteteve profesionale të audituesve dhe modernizimin e organizatës ndërkombëtare të institucioneve supreme të auditimit.

Kryetari i kontrollit të lartë të shtetit Bujar Leskaj u shpreh se këto nderime erdhën në 90-vjetorin e KLSH-së. Ceremonia u shoqërua me një koncert muzikor dhe dy audituesit e lartë morën disa dhurata simbolike për Shkodrën.

Artikulli paraprakMEHMETAJ: PUNËSIMI,NUMRI ËSHTË 3-FISHUAR
Artikulli tjetërPREMIERA “BRETKOSAT” NË TEATRIN MIGJENI