Bëni gati rrobat e trasha, pasi ditët e ngrohta që karakterizuan dimrin deri më tani në Shqipëri do të marrin fund.

Metereologët parashikojnë se dimri i butë do të përfundojë këtë të enjte. Të premten temperaturat pritet të pësojnë ulje deri në -3 gradë Celcius. Nga fillimi i javës në vazhdim, rënia do të jetë edhe më drastike, në – 10 gradë. Sipas metereologëve, në zonat e ulëta pritet të ketë reshje të vazhdueshme shiu dhe reshje të dëborës në lartësi. Ky dimër është karakterizuar nga një mot i butë, ku të vetmet probleme që u shkaktuan ishin ato nga shirat e disa javëve më parë. Disa zona të vendit u përmbytën, në disa raste si pasojë e bllokimit të kanaleve kulluese nga ndërtimet pa leje.