Rritja e çmimeve për produktet e shportës po vështirëson edhe më tepër jetesën e qytetarëve shkodranë. Të pyetur nga Star Plus, disa qytetarë tregojnë se e kanë të vështirë të sigurojnë të gjitha frutat dhe perimet e nevojshme për shkak të çmimeve të larta me të cilat tregtohen.

Ata tregojnë se e kanë humbur shpresën tek kontrolli I institucioneve shtetëtore, pasi çmimet ndryshojnë edhe disa herë gjatë javës.

Kur pritej që me ardhjen e sezonit veror, të ketë një rënie të çmimeve për produktet vendase, duket se në tregje po ndodhë e kundërta. Kjo rritje e çmimeve pa kriter ka ndikuar në rënien edhe të fuqisë blerëse

Artikulli paraprakPËRMBYTESHIN NGA BLLOKIMI, NDËRTOHEN KOLEKTORËT E RINJ
Artikulli tjetërFRANKO BURRAJ MEDALJE ARI DHE REKORD KOMBËTAR