Është një pamje që e shohim shpesh herë. Edhe pse qendra e qytetit të Shkodrës dhe aksi rrugor me të cilin shkodranët krenohen, janë vetë qytetarët ata të cilët krijojnë këtë gjendje aspak të denjë. Bëhet fjalë për brendësinë e pedonales “Kolë Idromeno” e cila është e mbipopulluar në këto ditë festash nga qytetarët por edhe lokalet e baret e shumta në dy anët e saj.

Si prej segmentit ku përshkohen thuajse të gjithë, ka nga ata keqbëres të cilët jo vetëm se i hedhin në këtë mënyrë mbeturinat por edhe i djegin duke sjellë jo pak shqetësim pë rata të cilët kalojnë aty. Padyshim që hedhia e mbeturinave, djegia e tyre por edhe mendësia ndaj kësaj çështje janë një problematikë që nuk po gjejnë zgjidhjen e duhur. Pavarësisht se cilat janë kapacitetet që ofron bashkia Shkodër për hedhjen apo ndarjen e mbetjeve, nuk janë të paktë ata qytetarë që nuk kanë as përgjegjësinë më të vogël sociale dhe kthehen në keqbëres duke i lënë mes të rrugës mbeturinat e madje edhe duke i vënë flakën. Të paktën në Shkodër, ndryshe nga Tirana, ende nuk kanë nisur gjobat apo masa të tjera administrative që normalisht në këto raste në rast të evidentimit duhet të jenë më të rëndat e mundshme. 2016-ta shpresojmë që jetë pak më ndryshe në këtë aspekt dhe secili të jetë i ndërgjegjshëm pë ruajtjen dhe mbajtjen pastër të qytetit ku jeton e ku kërkon një të ardhme më të mirë