Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me broherima e flamuj nga qytetare beratas në hyrje të qarkut.

Të lajmëruar për vizitën që Basha do kryejë sot në Berat, qytetarët beratas i kanë bërë liderit të opozitës një pritje madhështore në kufirin që ndan Beratin me Lushnjen. Ata e kanë pritur Bashën me flamuj, buqeta me lule dhe me thirrjet “Rama ik”.

I surprizuar nga kjo pritje, Lulzim Basha ka ndaluar, i ka përshëndetur e falenderuar për këtë pritje madhështore dhe pasi ka qëndruar disa minuta me ta ka vijuar rrugën drejt qytetit të Beratit.

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pritet të zhvillojë gjatë ditës së sotme disa takime në qarkun e Beratit, të cilat do të përqendrohen jo vetëm në qytet por edhe në disa zona rurale.

 

Artikulli paraprakBASHA: SHQIPTARËT MË TË PALUMTURIT NË EVROPË
Artikulli tjetërHELIDON BUSHATI: FIGURA E FEMRES KA 8 VITE QE PO BULLIZOHET NGA RAMA