Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që sot të mbahet seanca e jashtëzakonshme ku do të diskutohet lidhur me problemin e ndotjes së ajrit në vend. Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli deklaroi një ditë më parë se seanca do të mbahet në orën 15:00 dhe në rend do të jenë debatet e rekomandimet për të kaluar situatën e rënduar të ajrit në Kosovë. Lidhur me këtë çështje, qytetarët e Prishtinës kanë paralajmëruar se do të organizojnë një protestë në mesditë, për të shprehur pakënaqësinë lidhur me nivelin e ndotjes së ajrit në kryeqytet.

Qytetarët e Prishtinës kërkojnë që çështja në fjalë të merret seriozisht nga qeveria dhe pushteti lokal, pasi nuk ka plane konkrete për zgjidhjen e këtij problemi.