Policia gjermane ka raportuar për dhunë sporadike gjatë demonstratave kundër kufizimeve të pandemisë në ekonominë më të madhe evropiane.

Në Magdeburg, kryeqyteti i shtetit Saksoni-Anhalt, protestuesit kanë hedhur shishe dhe fishekzjarrë në drejtim të policisë.

Policia nuk ka raportuar për asnjë pjesëtar të lënduar.

Dhjetëra mijëra në përgjithësi kanë dalë në rrugë në qytete të ndryshme gjermane gjatë marsheve të përvitshme.

Organizatorët kanë thënë se dëshirojnë që të hiqen masat kundër pandemisë pas përhapjes së variantit Omicron, raporton AP.

Protestat janë mbajtur para takimit të panelit të ekspertëve të pandemisë, ku pritet të dalin rekomandime të reja se si të reagojë Qeveria ndaj valës së re.