Qytetarët shkodranë kanë mirëpritur vendimin e bashkisë Shkodër për mbylljen e shtëpive funerale në qytetin e Shkodrës. Të pyetur nga Star Plus ata shprehen se vendimi ka qenë I drejtë, pasi zhvillimi I ngjarjeve të tilla nuk ka qenë I përshtatshëm në disa raste, kryesisht pranë shkollave apo në katet e para të pallateve.

Një ditë më parë, kryetari I bashkisë Shkodër Benet Beci deklaroi mbylljen e sallave mortore. 25 shtatori është afati i fundit për zbatimin e këtyre rregullave, ndërsa agjencitë funerale nuk lejohet të zhvillojnë këtë aktivitet brenda qendrave historike, në godinat e banimit shumëfamiljare dhe në ambjente të përbashkëta të përdorura nga subjekte të tjera

Artikulli paraprakGATI PROJEKTI EMERGJENT I URËS SË MILOTIT
Artikulli tjetërBISEDIMET PËR UKRAINËN, TRUMP: ZELENSKY DUHET TË JETË FLEKSIBËL, PUTINI MUND TË MOS DOJË NJË MARRËVESHJE