
Liqeni i Shkodrës mbetet ndër atraksionet kryesore në Shkodër ndërsa investimet e fundit që po realizohen po priten me mjaft interesë edhe nga qytetarët.
Aksioni për pastrimin e një pjese të bregut të liqenit vlerësohet pozitivisht nga qytetarët por ato kërkojnë që të shtrihet në gjithë gjatësin e tij që të bëhet në këtë mënyrë e aksesueshëm nga të gjithë.
Ndërkoh po vijon puna për vendosjen e parmakeve gjithashtu diten e sotme po behej hedhja e asfaltit
Ky projekt që ka nisur prej disa muajsh parashikon zgjerimin e trotuareve korsisë për bicikletave, ndricimin modern si dhe sistemin e ri të shkarkimeve të urajve të bardhë. Investimi pritet të përfundojë brenda një kohe të shkurtër






