
Qytetarët e Shkodrës vijojnë që të neglizhojnë rëndësinë e kolaudimit të bombulave të gazit. Ndërkohë që mënyra e tregtimit dhe e përdorimit të këtyre bombulave mbetet një rrezik shumë i madh. Nikolin Dedvukaj drejtori i Dedvukaj ShPK e cila është e vetmja pikë e licensuar e kontrollit teknik të bombulave të gazit në Shkodër thekson rëndësinë e kolaudimit të bombulave.
Të gjitha bombulat e gazit kalojnë nëpërmjet disa proceseve duke u kontrolluar imtësisht në mënyrë që të jenë të sigurta.
5 vite është afati që inxhinierët japin garanci pas kolaudimit të bombulave të gazit.
Ndonëse kostoja e kolaudimit të bombulave të gazit është minimale sërisht qytetarët vazhdojnë të neglizhojnë këtë proces I cili garanton jetën e tyre.






