Me fillimin e muajit Janar, qytetarët shkodranë kanë edhe pritshmëritë e tyre në lidhje me vitin 2020 që sapo ka filluar.

Të pyetur nga Star Plus, qytetarë të ndryshëm tregojnë se nga ky vit fillimisht presin të rritet mirëqënia ekonomike e të krijohen më shumë mundësi punësimi për të rinjtë e arsimuar brenda dhe jashtë vendit.

Pensionistët kërkojnë rritje të pensioneve pasi është e vetmja mënyrë me të cilën mund të përballojnë jetesën.

Njësoj si më parë edhe këtë vit, qytetarët shkodranë problemet më të mëdha duket se do t’i kenë tek në aspektin ekonomik dhe të ardhurat e pamjaftueshme.