Pedonalja e “Molos” këtë të premte është zgjuar në pushtetin e ujit si shkak I fryrjes së liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna. Lëvizja është bërë e pakalueshme për këmbësorët ndërsa të shumtë kanë qenë qytetarët të cilët pavarësisht kushteve në të cilat ndodhet një

nga zonat më të frekuentuara të qytetit, sërish kanë zgjedhur të shijojnë motin me diell dhe qetësinë që ofron kjo zonë. Të pyetur nga Star Plus qytetarët besojnë se rënia e temperaturave do të ndikojë në përmirësimin e situatës.

Ndërsa nga ana tjetër, qytetarët kanë vërejtje sa I takon menaxhimit që po bëjnë institucionet në zonat e prekura nga përmbytjet.

Në pedonalen e “Molos” niveli I ujit arrin deri në 5 apo 6 cm, ndërsa një pjesë e kondiserueshme është nën pushtetin edhe të kallamishteve të cilat rrjedha e uji I ka sjellë në pedonale.