Pas arritjes për një marrëveshje të Reformës Zgjedhore mbrëmjen e së premtes, për një pjesë të qytetarëve shkodran ky hap që është ndërmmarë nga palët për mirtimin e reformës, nuk do të mundësojë zgjedhje të lira dhe të ndershme

Bashkëpunimi i mazhorancës dhe opozitës për disa qytetarë është një zgjidhje e mirë, e cila sipas qytetarëve duhet të kishte ndodhur më parë

Besueshmëria tek politika shqiptare nga ana e qytetarëve është e ulët kjo edhe si shkak i marrëveshjeve të shumta mes lidërve për interest e tyre. Sa herë që ka një proces zgjedhor, pjesëmarrja në kutitë e votimit nuk i kalon asnjëherë 50% dhe një tregues është edhe besimi i ulët i qytetarëve ndaj gjithë klasës politike në vend.