“1 maji, festë apo protestë?”, kjo ishte pyetja që i bëmë qytetarëve shkodranë mëngjesin e kësaj të enjte që shënon ditën e punëtorëve. Përgjigjja dominante ishte që kjo datë duhet të konsiderohet si protestë, për të kërkuar përmirësimin e kushteve më të mira në punë, po ashtu edhe paga më të mira.

Kjo ditë, iu referohet protestave të punëtorëve, për 8 oraret e punës, për pagat mesatare të garantuara, për pajisjen, mbrojtjen në vendin e punës. Kërkesa e parë publike është paraqitur në Australi në vitit 1855 e cila kishte këtë slogan: “8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”.

Artikulli paraprak1 MAJI, KANDIDATI BESMIR LESHA TAKON THEMELUESIT E SHKOLLËS “ARTI I KUZHINËS”: SHEMBULL I PËRKUSHTIMIT DHE VIZIONIT
Artikulli tjetërMASAT NDAJ ZJARRIT NË ZONAT E MBROJTURA