
Qytetarët shkodranë kanë ngritur shqetësime në lidhje me cilësinë dhe sigurinë e produkteve ushqimore që tregtohen në tregje dhe supermarkete. Ata thonë se nuk ndihen të sigurtë për produktet që blejnë, ndërsa thonë se kanë gjetur produkte ushqimorë të skaduara në shitje.
Qytetarët shprehen se autoritetet përkatëse duhet të ndërmarrin masa të menjëhershme dhe të forcojnë kontollet e sigurisë së ushqimeve që shiten në qytet.
Përballë një situatë të tillë qytetarët thonë se shëndeti i tyre po rrezikohet çdo ditë e më shumë, ndaj nevojitet një monitorim i vazhdueshëm nga autoritetet përkatëse për të parandaluar raste të tilla.