Njihet ndryshe edhe si qyteti I biçikletave, por në Shkodër është e pamundur lëvizja në korsinë e dedikuar këtij mjeti lëvizës. Qytetarët shkodranë, disa prej të cilëve përdorues të rregullt të biçikletës tregojnë se makinat e parkuara në të gjatësinë e kësaj korsie I detyrojnë ata të lëvizin në mes të rrugës duke bërë që të rrezikojnë jetën e tyre.

Sipas tyre, përgjegjësia për krijimin e kësaj situate është sa e drejtuesve të mjeteve aq edhe e policisë rrugore që nuk liron këto hapësira.

Prej vitesh, një situatë e tillë është një nga problematikat me të cilat përballen së tepërmi përdoruesit e biçikletës në Shkodër. Parkimi I makinave në korsinë e biçikletave I bën këta të fundit të lëvizin në mes të rrugës së bashku me automjetet duke u bërë kështu shkak për shumë aksidente.