Gjatë gjithë vitit, parkimet e gabuara apo ato dyshë janë një problem prezent në qytetin e Shkodrës. Në pothuaj të gjitha rrugët kryesore, jaën të shumta rastet kur korsia bllokohet nga parkimet dyshe apo edhe në rastet e tjera kur korsitë e biçikletave shërbejnë se vend-parkimi për automjetet. Qytetarët shkodranë, bëjnë përgjegjës policinë rrugore për të parregullsi në qarkullim.

Nga ana tjetër ata tregojnë raste kur vetë janë ndeshur me drejtues mjetesh të papërgjegjshëm gjatë kohës kur kanë parkuar gabim automjetet e tyre.

Pavarësisht kërkesave të qytetarëve për ndërhyrje nga policia për vendosjen e rregullit dhe mos-lejimin e parkimit të automjete në vende të pacaktuara kjo vijon të jetë akoma një problem. Natyrisht parkimi i automjeteve në rrugë krijon jo pak vështirës edhe për ambulancën ose zjarrëfikësen, pasi parkimi i tyre bllokon rrugën.

Artikulli paraprakDEBATE NË KUVEND/ RUÇI S’I JEP FJALËN MURRIZIT, OPOZITA BLLOKON FOLTOREN
Artikulli tjetërTREGTARËT E ZDRALES: TREGU I RI ME KUSHTE TË MIRA