Forcat ruse të sigurisë kanë arrestuar se 1,300 njerëz në Rusi, një ditë më parë, në protestat që kundër mobilizimit të ushtrisë. Protestat nisën disa orë pasi Presidenti Vladimir Putin urdhëroi mobilizmin e ushtrisë.

Grupi i pavarur i monitorimit të protestave OVD-Info tha se sipas informacioneve të mbledhura nga 38 qytete ruse, më shumë se 1.311 persona ishin arrestuar deri në orët e vona të mbrëmjes. 502 të arrestuar në Moskë dhe 524 të arrestuar ishin në Shën Petersburg, qyteti i dytë më i populluar i Rusisë.

Rusia i quajti protestat të paligjshme. Zyrtarja e Ministrisë së Brendshme ruse, Irina Volk tha se policët kanë shuar përpjekjet e qytetarëve për të organizuar protestat e paligjshme.

“Në një numër rajonesh, pati përpjekje për të organizuar veprime të paautorizuara që mblodhën një numër jashtëzakonisht të vogël pjesëmarrësish,” citohet të ketë thënë Volk.

Lufta/ BE: Së shpejti sanksione të reja kundër Moskës! Më Rusi protesta kundër mobilizimit të ushtrisë, 1300 të arrestuar

Artikulli paraprakKISHIN NË SHËNJESTËR BANKAT DHE PIKAT E LOJËRAVE TË FATIT! ARRESTOHET 42-VJEÇARI SHQIPTAR, AUTOR I 11 VJEDHJEVE NË ATHINË! BASHKËPUNONTE ME NJË BULLGAR
Artikulli tjetërRRUMBULLAKU TAKIM ME DREJTORË VENDOR TË POLICISË, NJOFTON URDHRIN E RI: NDRYSHONI METODOLOGJINË E PUNËS