Disa ditë më parë Star Plus ka trajtuar amortizimin e rrugës në bulevardin “Bujar Bishanaku” në qytetin e Shkodrës.

Pak ditë pas publikimit të kronikës në Star Plus, Bashkia Shkodër ka nisur rikonstruksionin e kësaj rruge që është një ndër rrugët kryesore në qytetin e Shkodrës e njohur si rruga e gjerë.

Në këtë segment nuk është ndërhyrë prej vitesh, ndaj për banorët rikonstruksioni i këtij aksi me shumë probleme është mjaft i domosdoshëm.

Përfundimi i këtij investimi do të ketë një impakt të rëndësishëm në përmirsimin e këtij segmenti për qytetarët. Rikonstruksioni i rrugës parandalon edhe aksidentet që mund të provokohen për shkak të gropave të mëdha të krijuara në rrugë.