
Prej vitesh vijon të mos i kushtohet vemendja e duhur sa i përket ndërhyrjes në ndërtesat e vjetra në lagjen “Gjuhadol” në qytetin e Shkodrës. Janë dhjetëra ndërtesa të vjetra të cilat janë në rrezik shembje. Përballë kësaj situate, qytetarët thonë se ndihen të rrezikuar ndërsa lëvizin në këtë zonë, ndaj kërkojnë të merren masat e duhura për rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave të cilat janë lënë në harresë prej vitesh.
Janë rreth 28 objekte muzeale në Shkodër të cilat rrezikojnë të shemben si shkak i amortizimit. Një pjesë e ndërtesave janë në qendrën historike në lagjen “Gjuhadol”, ndërsa ka edhe ndertesa të tjera të cilat ndodhen në pika të ndryshme të qytetit. Pavarësisht shqetësimeve të ngritura ndër vite ende nuk është marrë asnjë masë pavarësisht nevojës për ndërhyrje emergjente.






