
Zona muzeale e Gjuhadolit në Shkodër, një nga lagjet më të vjetra dhe më të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj, po përballet me një problem serioz që rrezikon sigurinë publike por edhe trashëgiminë kulturore të qytetit. Amortizimi i banesave karakteristikë shpesh herë paraqet rrezik për kalimtarët. Ata thonë se ndihen të frikësuar ndërsa lëvizin pranë tyre, ndërsa nuk kanë munguar as incidentet. Sipas qytetarëve, ka pasur raste kur kalimtarët janë lënduar lehtë për shkak të rënies së ndërtimore nga lartësia.
Qytetarët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë me projekte restaurimi , për të garantuar sigurinë publike dhe për të ruajtur vlerat kulturore të zonës historike.
Degradimi I ndërtesave të vjetra po zbeh edhe vlerën historike të Gjuhadolit, një zonë që përfaqëson trashëgiminë e qytetit të Shkodrës. qytetarët janë në pritje që autoritetet të marrin masa konkrete për restaurimin edhe sigurimin e ndërtesave.