Prej shumë vitesh në qytetin e Shkodrës nuk ka banjo publike.

Ky problem është ngritur edhe më përpara në këshillin bashkiak të Shkodrës ndërsa është një shqetësim i shfaqur shpesh herë edhe nga qytetarët të cilët shprehen se mungesa e banjove publike është një problem serioz për ta. Qytetarët kërkojnë nga bashkia Shkodër që të mundësojë ndërtimin e banjove publike si një nevojë imediate për ta. Mungesa e banjove publike në qytetin e Shkodrës shpesh herë ka krijuara situata aspak të këndshme teksa persona të ndryshëm janë detyruar edhe në mes të ditës që të kryejnë nevojat personale në mjedise të hapura. Disa herë në gjithë këto vite është premtuar se do të ndërtohen banjo publike por deri më tani nuk është marrë asnjë hap.

Artikulli paraprakTENSION NË KUVEND, NOKA TENTON TE GODASË DEPUTETIN BRAÇE
Artikulli tjetërPUKË, DHUNA NDAJ GRAVE PËRMASA TË FRIKSHME