Kuvendi miratoi dje projektligjin për barazinë gjinore, një vendim që ka ngjallur shumë debate. Star Plus ka pyetur qytetarët shkodran për këtë ligj dhe për vetë idenë e barazisë gjinore. Siç duket, shumë qytetarë nuk e përkrahin idenë e barazisë gjinore ashtu siç është përcaktuar në ligjin e ri. Një pjesë e qytetarëve u shprehën kundër konceptit të ri të barazisë gjinore, duke theksuar se për ta ekzistojnë vetëm dy gjini, burri dhe gruaja.
Sipas tyre, barazia duhet të nënkuptojë trajtim të drejtë dhe respekt të ndërsjellë, pa e ndryshuar kuptimin tradicional të gjinive. Megjithatë, qytetarët pranojnë se gratë ende përballen me vështirësi në tregun e punës dhe në përfaqësimin publik, ndaj kërkojnë që institucionet të sigurojnë më shumë mundësi reale për to. Ky debat tregon se barazia gjinore mbetet një çështje që ndan mendime, por njëkohësisht nxit reflektim për një shoqëri më të drejtë për burrat dhe grate.

Artikulli paraprakQYTETARËT VLERËSOJNË LIRIMIN E HAPËSIRAVE NË SHKODËR
Artikulli tjetërLIQENI I SHKODRËS DREJT UNESCO-S