Në 1 Janar të këtij viti ka ndryshuar mosha e daljes në pension për gratë si dhe për vitet e vjetërsisë së punës për burrat. Në vitin 2015 ka hyrë në fuqi ligji që është parashikon rritjen graduale të moshës, e cila lidhet në mënyrë direkte në masën e pensionit.

Nga ndryshimet e bëra në ligjin për “Sigurimet shoqërore”, parashikohet një rritje e moshës së daljes në pension me dy muaj në vit, duke e bërë 63 vjeç për gratë dhe 67 për burrat deri në vitin 2023.

Por, qytetarët shkodranë nuk e kanë përkrahur këtë ndryshim të qeverisë.
Referuar ligjit në fuqi, rritja graduale e vjetërsisë së punës tek burrat ndikon në masën e pensionit të pleqërisë duke qenë se është një prej përbërësve për formulën e përllogaritjes.

Artikulli paraprakBOKS, BANORËT HEDHIN MBETURINAT NË RRUGË
Artikulli tjetërALARM NË BRIGJET EUROPIANE