Edhe në kohë pandemie, ku numri i të infektuarve nga koronavirusi rritet dita-ditës tregjet gjatë fundjavave në Shkodër janë të mbushura me qytetarë të cilët blejnë prodhime të ndryshme bujqësore. nisur nga situata aktuale, por edhe hyrja në fuqi e Aktit Normativ që ndalon grumbullimet e më shumë se 10 personave, Star Plus bëri një vëzhgim në dy tregjet kryesore të fruta-perimeve. Siç duket edhe nga pamjet, kaosi ë lëvizje bën që të mos ruhet aspak distanca me të paktën 1.5 metër mes qytetarëve.

Qytetarët tregojnë se këto hapësira mund të cilësohen si vatra infeksioni ndërsa shprehen se për aq kohë sa mungon ndërgjegjësimi personal, situata vetëm do të përkeqësohet.

Vetëm gjatë muajit nëntor janë konfirmuar 477 raste të reja me COVID-19 në qarkun Shkodër, mesatarisht 22 raste në ditë në të gjitha bashkitë por këto shifra alarmante duket se nuk i shqetësojnë qytetarët të cilët akoma lëvizin në rrugë duke mos respektuar rregullat antiCOVID.