Kur jemi në mbyllje të vitit 2020, qytetarët shkodranë e kanë cilësuar atë si më të vështirin si shkak I përhapjes së pandemisë. Disa prej tyre shprehen se vështirësitë ekonomike të krijuara gjatë 10 muajve të fundit krijuan mjaft probleme ekonomike, si shkak I vendosjes së karantinës.

Ndërkohë, ka edhe nga ana qytetarë të cilët mendojnë se gjatë këtyre muajve të vështirë të përballjes me pandeminë situata është menaxhuar mjaft mirë.

Për vitin e ardhshëm qytetarët urojnë që të gëzojnë shëndetin mbi të gjitha.

Përhapja e pandemisë bëri që viti 2020 të mbahet mend si më të vështirët për shkak të kufizimeve nga karantina, krizës së shkaktuar më pas e sigurisht frika e infektimit nga virusi që ka mbërthyer prej kohësh gjendjen emocionale të popullsisë.

Me fillimin e vaksinimit, viti 2021 cilësohet si viti I shpresës nga qytetarët shkodranë ndërsa urojnë që përballja me virusin të marrë fund.