Kjo ishte pamja sot në hyrje të qytetit të Shkodrës, ku aksioni për prishjen e ndërtimeve në kuadër të rikualifikimit të kësaj zonë ka vazhduar deri të orët e vona të së enjtes. Ndërsa sot vërehet se pronarët e subjekteve që shëmbën nga ky aksion po punonin për largimin e materialeve të mbetura. Star Plus pyeti qytetarët lidhur më këtë investim të rëndësishëm infrastrukturor.

Në këtë fazë do të shëmben 10 objekte kryesisht bare, restorante dhe njësi të tjera shërbimi të cilat tashmë kanë përfunduar procedurat e shpronësimit. Projekti i ri për hyrjen e qytetit të Shkodrës, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe mbështetur nga qeveria, synon transformimin e kësaj zone në një hapësirë multifunksionale dhe rekreative.

Ky projekt përfshin krijimin e një parku prej 17-18 hektarësh, që do të përmbajë mjedise sportive, shëtitore për këmbësorë dhe biçikleta, pika panoramike për të shijuar pamjet e liqenit, si dhe hapësira për aktivitete dhe koncerte. Pjesë e projektit janë edhe fushat e reja sportive dhe një mol i ri, që do të lidhet me mole të tjera në Shirokë dhe Zogaj.

Artikulli paraprakFLUKS I ULËT LËVIZJEJE NË PIKAT KUFITARE
Artikulli tjetërVIJON NDOTJA E PËRROIT TË OBLIKËS